Kosovë, qeveria subvencionon pajisjet efikase për ngrohje!

vovalbania October 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosovë, qeveria subvencionon pajisjet efikase për ngrohje!

Në Kosovë, nga sot e deri më 20 tetor, qytetarët mund të aplikojnë për subvencionimin nga qeveria të pajisjeve efikase për ngrohje. Në një konferencë shtypi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur se për këtë skemë janë ndarë 6 milion euro. Sipas saj, “përmes kësaj skeme, jo vetëm synohet të ulet çmimi në fatura, por edhe të rriten gjasat për furnizim të rregullt me energji”.

Çdo veprim për kursim të energjisë, jo vetëm është kursim për konsumatorët e Buxhetin e Shtetit, por edhe i rrit gjasat për furnizim të rregullt me energji, ndaj ftoj qytetarët të aplikojnë për këtë skemë e të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e mundshme për të kursyer energji elektrike gjatë këtij dimri.

Përmes uljes së konsumit, po synohet të uljet nevoja për import, që mund t’i kushtojë Kosovës 316 milion euro. Megjithatë, shifra jepet sipas parashikimeve për prodhim e kërkesë, si edhe çmimeve aktuale, që mund të ndryshojnë. Aplikimi për këtë skemë bëhet përmes platformës E-Kosova, ku fillimisht duhet të plotësohet një formular e pastaj të dorëzohet fatura, në mënyrë që të përfitohet nga subvencionimi.

Për kaldajat me biomasë: dru, pelet, briket, qeveria do të subvencionojë deri në 70% të investimit, për pompat termike deri në 30%, për kondicionerët efiçientë deri në 40% dhe për stufat individuale me biomasë deri në 90% për qytetarët që përfitojnë nga skemat e ndihmës sociale dhe deri në 70% për qytetarët e tjerë.

E pyetur nëse këto masa vijnë me vonesë, pasi shumë qytetarë i kanë bërë investimet për këtë dimër, Rizvanolli tha se “synohet të ndihmohen ata që nuk deri tani nuk kishin mundësi”.

Shpresojmë se masat që po mbështesim, në radhë të parë të shfrytëzohen nga familjet që deri tani s’kanë pasur mundësi të bëjnë zgjidhje. Këto duhet e janë targeti primar i çdo ndërhyrjeje të qeverisë.

Qeveria e Kosovës paralajmëroi se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimin e shtrenjtë të importit të energjisë. Qytetarëve, ekzekutivi u ka bërë thirrje ta kursejnë energjinë gjatë dimrit, që niveli i reduktimeve të ulet.

Me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, ndërsa në ditë dimri, nevojat e konsumatorëve arrijnë deri në 1 mijë e 300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45333 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE