Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III e ka një datë!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III e ka një datë!

Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III është caktuar të zhvillohet më 3 qershor 2023, në Westminster Abbey. Burime nga pallati i thanë gazetës se ata shpresojnë që ceremonia të zhvillohet në atë ditë specifike, por ende nuk është vendosur përfundimisht. Ndryshe nga ajo e nënës së tij, ceremonia e Charles thuhet se do të jetë shumë më e vogël dhe më modeste se ato të mëparshme.

Edhe pse Charles u ngjit në fron dy ditë pasi mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare për shkak të moshës, ceremonia e qershorit do të shënojë fillimin e mbretërimit të tij si monark. Krah tij do të kurorëzohet edhe Mbretëresha Bashkëshorte, Camilla Parker-Bowles. Charles i cili do të jetë 74 vjeç në kohën e ceremonisë do të bëhet personi më i vjetër që kurorëzohet mbret në historinë britanike.

Rikujtojmë, se Mbreti Charles nuk ka vendosur ende nëse do të lejojë që fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex të përdorin titujt e princit dhe princeshës, sipas një eksperti mbretëror. Redaktori i Times, Roya Nikkhah shkroi se pavendosmëria po rrit tensionet midis Charles dhe djalit të tij më të vogël, Harry dhe gruas së tij Meghan Markle. Pas vdekjes së Mbretëreshës , Archie dhe Lilibett kanë të drejtën e titujve princ dhe princeshë si nipërit e monarkut.

Së fumdmi janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Charles, që do të hyjnë në qarkullimin e përgjithshëm brenda disa javësh. Monedhat ndjekin traditën shekullore me monarkun që ndodhet në anë të kundërt me paraardhësen e tij. Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë dhe ndryshe nga Mbretëresha, ai nuk mban kurorë. Mbreti Charles e miratoi personalisht figurën dhe tha se ishte i kënaqur me ngjashmërinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48244 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE