Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Rreth dy muaj nga zhdukja e Ervis Martinaj, RENEA ka zhvilluar kontrolle në Shijak. Klodiana Lala raporton se kontrollet janë zhvilluar mbrëmjen e kaluar.

Përflitet se momenti i fundit që ai është parë i gjallë ka qënë pikërisht në Shijak.

Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë dhënë një version zyrtar se çfarë ka ndodhur me “Mbretin e basteve”.

Kujtojmë se Martinaj u zhduk në 9 gusht. Herën e fundit që është shfaqur në publik ka qenë në një hotel në Durrës në shoqërinë e një vajze të njohur të ekranit dhe të oficerit të operacionales që tashmë ndodhet në qeli, Jeton Lami.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE