Elona Duro befason jurinë me energjinë në kërcimin e saj të parë në “DWTS”

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elona Duro befason jurinë me energjinë në kërcimin e saj të parë në “DWTS”

Një nga gazetaret më të njohur në Shqipëri, Elona Duro ka vendosur të sprovojë veten në kërcim.

Partneri i saj në “Dancing With the Stars”, është Anxhelo. “E kam intervistuar kur ka qenë i ftuar në ‘Top Albania Radio’, por kurrë nuk e mendoja se do ta kisha partner në kërcim”, thotë Elona.

Në kërcimin e saj të parë në “DWTS”, gazetarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me energjinë që tregoi në çdo hap sajin. Juria vlerësoi energjinë dhe mbi të gjitha performancën e çiftit Elona-Anxhelo.

“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, tha anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari.

Me këtë performancë, Elona dhe Anxhelo grumbulluan 18 pikë nga juria.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkangjiten javës së ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48159 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE