“Ik p*rdhu”, reagimi i Britney Spears pasi nëna e saj i kërkoi falje publike!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ik p*rdhu”, reagimi i Britney Spears pasi nëna e saj i kërkoi falje publike!

Pasi nëna e saj i kërkoi falje publike, ka ardhur edhe reagimi i Britney Spears. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram ylli i muzikës pop ka reflektuar për trajtimet e saj mjekësore dhe qëndrimet në “psikiatri” duke shprehur:

Për 13 vjet, më duhej të takohesha çdo javë me mjekë për të rikthyer të kaluarën time, gjë që përkeqësoi situatën! Sa i përket gjithë familjes sime, duke përfshirë vëllain, motrën, kushërirat, hallat, xhaxhallarët, dreqin dhe gjithë audiencën… ose ishin të pavetëdijshëm ose ishin të dehur! Unë isha ajo që kishte frikë të lëvizte se e dija që babai im do të më vendoste diku nëse nuk do të bashkëpunoja… edhe në Amerikë, në vendin e lirisë! Asnjë person nuk u ngrit për mua! Mami merre faljen tënde dhe ik p*rdhu!!! Dhe të gjithë mjekëve, lutem që të gjithë të digjeni në ferr!

Rikujtojmë, se fansat e artistes së njohur së fundmi kanë qenë shumë të shqetësuar për gjendjen e saj, pasi postoi një video duke qarë gjatë kohës që kërcente. Megjithatë, “Princesha e Popit” e përshkroi një veprim të tillë si çlirues dhe të domosdoshëm.

Ndërkaq, Spears thotë se ndihet sikur një pjesë e saj “ka vdekur” mes marrëdhënieve të tensionuara me djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15. Më herët Jayden James Federline, u shpreh se ata nuk morën pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari, por ai nuk ka urrejtje për nënën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE