Ja çfarë po ndodh në prapakenat e “Dancing with the Stars” vetëm pak para nisjes së saj!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja çfarë po ndodh në prapakenat e “Dancing with the Stars” vetëm pak para nisjes së saj!

Më në fund dita e shumëpritur erdhi!

Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00 do të nis nata e parë e spektaklit më të populluar të kërcimit në Shqipëri dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars”, show-n magjik më të përfolur të momentit.

Tashmë i njohim të gjithë ‘Yjet’ dhe balerinët profesionist që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm, prezantuesen që është Bora Zemani dhe moderatorin në Gold Room, i cili do të jetë Eno Popi gati për të treguar prapaskenat e garës dhe jurinë që përbëhet nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe Kledi Kadiu.

Së fundmi faqja zyrtare e Instagramit të “DWTS” ka ndarë me ne disa momente nga Vipat vetëm 1 orë para fillimit të spektaklit dhe mund të themi që të gjithë duken shumë entuziastë dhe mezi po presin që të dalin dhe të shkëlqejnë në skenë.

Çiftet me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Nga mbrëmja e sotme dhe çdo të premte, “Dancing with the Stars” ekskluzivisht vetëm në Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE