‘Koleksionit’ të tatuazheve në trup, Post Malone i shton edhe një në nder të vogëlushes së tij!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Koleksionit’ të tatuazheve në trup, Post Malone i shton edhe një në nder të vogëlushes së tij!

Reperi i njohur Post Malone njihet për tatuazhet e tij të çuditshme. Por këtë herë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post shtoi një tjetër pjesë arti në trup me një rëndësi të veçantë. Artisti ka bërë një tatuazh në ballë në nder të së bijës së vogël. Ai ka bërë tatuazh “DDP”, për të cilën TMZ raporton se janë inicialet e vajzës së tij.

27 vjeçari mirëpriti vajzën e tij të vogël në fillim të këtij viti, por nuk e ka zbuluar emrin e saj. Reperi ka qenë shumë diskret për jetën personale por në muajin maj ai zbuloi se ishte bërë baba për herë të parë.

Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time, jam më i lumturi që kam qenë ndonjëherë. Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të përhapim sa më shumë dashuri çdo ditë.

Rikujtojmë, se disa ditë më parë këngëtari i njohur u shtrua në spital pasi kishte pësuar një shembje të tre brinjëve. Gjatë koncertit në St. Louis, artisti ra në një vrimë në mes të skenës dhe direkt pasi u rrëzua kërkoi ndihmë mjekësore.

Pavarësisht dëmtimit të disa brinjëve pas përplasjes, ai vazhdoi të performonte pesë këngë të tjera përpara se të dërgohej me urgjencë në spital. Malone u kërkoi falje fansave që blenë bileta për koncertin e tij në Boston në TD Garden duke thënë se të gjithë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në datën e re që ekipi i tij po planifikon aktualisht.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE