Nis magjia në “Dancing with the Stars”! Arbër Çepani dhe Irisa dhurojnë spektakël me një tango

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis magjia në “Dancing with the Stars”! Arbër Çepani dhe Irisa dhurojnë spektakël me një tango

Magjia në spektaklin “Dancing with the Stars” sapo ka nisur!

Çifti i parë që kërceu për jurinë dhe publikun ishte sipërmarrësi Arbër Çepani me balerinën profesioniste, Erisën.

Profesioni i Abrit është të jetë fitues gjithmonë, ashtu siç fitoi edhe spektaklin e Big Brother vite më parë dhe “prezencën” e tij e tregoi edhe në një tango që u prit mirë nga juria.

Ata duket se i përballuan mirë emocionet dhe kërcimi i tyre u mbyll me një përqafim dhe shumë duartrokitje nga publiku në studio.

Por si ishin ata në sy të jurisë së Dancing?

 Kledi Kadiu: E thyet akullin, prezenca ishte e bukur, brenda karakterit të tangos, do të thoja që nga mesi, zhvillimi hapat më të sakta, siç i pretendon kjo disiplinë.

Arbri: Ishte faji i Erisës, ma mori mendjen!

Valbona Salimllari: Tango është kërcim pasionant, Arbër e ke nisur me këmbën e mbarë!

Dalina Buzi: Pesë germa kam unë “Seksi”! Ti hyn te lista e meshkujve më seksi të Shqipërisë në 2022.

Armand Peza: Në mënyrën e interpretimit na erdhi shumë mirë, na mungoi buzëqeshja. Diku nga mesi pati pasiguri, fundin dhe fillimin ishte I saktë. Komplimente ishe performancë e mirë.

Në fund, ata morën 24 pikë nga juria. Dalina dha 6 pikë, Armandi 5, Kledi 6 dhe Valbona 7 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë  do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkëngjiten javës së ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE