“7 me 7…”, Don Xhoni na tregon milionat që i shtohen dita ditës!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“7 me 7…”, Don Xhoni na tregon milionat që i shtohen dita ditës!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 7 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 7 milion klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Çdo ditë që kalon ‘Hala’ i shtohen 1 milion dhe ky po që është super sukses.

Pak ditë më parë, Fero ka ndarë një Instastory teksa tregon se ndodhet në studio muzikore dhe më pas postoi një foto të edituar krah Don Xhonit shoqëruar me një ’emoji’ që shpreh shumë entuziasëm. Këto postime na ngrenë dyshimet se mund të kemi një bashkëpunim mes dyshes.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por së fundmi ka zgjedhur të na tregojë këtë pjesë të tij që nuk e reklamon shpesh. Me anë të një video në Instastory, këngëtari na ka zbuluar aftësitë e tij në fushën e boksit, teksa shfaqet duke u ndeshur në ring (kuptohet thjesht për praktikë).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE