Afati i fundit i regjistrimeve për Lotarinë Amerikane

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afati i fundit i regjistrimeve për Lotarinë Amerikane

Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022. Regjistrimet u hapën në 5 tetor për t’u mbyllur të martën e 8 nëntorit.

Më pas, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar on line Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE