Elon Musk ka një ide për zgjidhjen e tensioneve Kinë-Tajvan!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Elon Musk ka një ide për zgjidhjen e tensioneve Kinë-Tajvan!

Elon Musk po bëhet gjithnjë e më aktiv në rolin e njeriut që ka sugjerime për zgjidhjen e konflikteve e kapërcimin e tensioneve në botë. Disa ditë pasi në Twitter prezantoi idenë e tij për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, miliarderi shprehet se “tensionet mes Kinës e Tajvanit mund të zgjidhen nëse Pekini fiton një lloj kontrolli mbi Tajvanin”. Gjatë një interviste për Financial Times, u shpreh:

Rekomandimi im do të ishte që të krijohet një zonë e posaçme administrative për Tajvanin, diçka shumë e pëlqyeshme, por që nuk do t’i bënte të gjithë të lumtur. Eshtë e mundshme, besoj që po, ata mund të arrijnë marrëveshje që është me e përshtatshme se e Hong Kongut.

Musk iu përgjigj një pyetjeje për Kinën, ku kompania e tij Tesla ka një fabrikë të madhe në qytetin e Shangait.

Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e tij dhe shprehet i gatshëm që kontrollin e ishullit, ta fitojë edhe përmes forcës. Qeveria e Tajvanit kundërshton ashpër pretendimet e Kinës e beson se ky ishull me 23 milion banorë duhet të vendosë vetë për të ardhmen që dëshiron të ketë.
Tajvanit, Kina i ka ofruar organizimin “një shtet, dy sisteme”, model që e përdor për Hong Kongun, por kjo nuk pranohet. Ministria e Punëve të Jashtme e Tajvanit nuk i ka komentuar deklaratat e Muskut, por një zyrtar tajvanez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Musk duhet të gjejë një këshilltar politik me vizion të qartë”.

Kur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Mao Ning, u pyet për fjalët e Muskut, deklaroi se “Tajvani është çështje e brendshme” dhe se “Pekini do të vazhdojë të punojë sipas parimit të ribashkimit paqësor, që shkatërron separatizmin tajvanez”.

Propozimi për paqe në Ukrainë

Më herët gjatë kësaj jave, Musk propozoi që Ukraina të heqë dorë nga gadishulli ukrainas i Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.
Po ashtu, propozoi që të mbahen referendume të mbikëqyrura nga Kombet e Bashkuara në disa rajone ukrainase, që tani kontrollohen nga forcat ushtarake ruse, që banorët të vendosin për të ardhmen e tyre. Në mesin e propozimeve të tij ishte që Ukraina të dakordësohet me neutralitetin.

I ashtuquajturi “plan paqeje” u kritikua ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili iu kundërpërgjigj me një anketë.
Cilin Elon Musk pëlqeni më shumë? Atë që mbështet Ukrainën apo atë që mbështet Rusinë?

Në fund të muajit shkurt, Ukraina u përball me probleme në internet, pas nisjes së luftës së Rusisë. Në atë kohë, Musk deklaroi:

Deri tani, kosto e SpaceX për shërbimet satelitore të ofruara në Ukrainë shkon në 80 milion dollarë. Mbështetja për Rusinë është zero dollarë. Qartazi, ne jemi pro Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE