Pak ditë pas funeralit të Mbretëreshës, Meghan dhe Harry shihen duke kërcyer në koncert

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak ditë pas funeralit të Mbretëreshës, Meghan dhe Harry shihen duke kërcyer në koncert

Meghan Markle dhe Princi Harry janë parë duke u argëtuar në publik 16 ditë pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Ata morën pjesë në një koncert të këngëtarit amerikan Jack Johnson në Santa Barbara Bowl në Kaliforni, ku janë fotografuar duke pirë dhe kërcyer.

Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar. Në fakt, Harry dhe Meghan kërcenin gjatë koncertit, me Dukën e Sussex-it që i vendosi krahun rreth belit dukeshës. Ata bënë foto edhe me artistë të tjerë, përfshirë Paula Fuga dhe Ron Artis.

Princi Harry dhe Meghan në një koncert të Jack Johnson në Santa Barbara Bowl të mërkurën

Kjo është hera e parë që çifti u shfaq në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth në Londër më 19 shtator.

Meghan shijon një pije teksa ajo dhe Harry ndjekin koncertin e Jack Johnson të mërkurën

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47854 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE