Policia lë të lirë Indrit Doklen dhe Gentian Reçin!

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia lë të lirë Indrit Doklen dhe Gentian Reçin!

Në natë më parë u ndalua nga Policia e Tiranës ndërsa udhëtonte me makinë të blinduar në shoqërinë e Fatjon Muratit e Gentian Reçit, por pa kaluar 24 orë, Indrit Dokle,  ish-anëtar i bandës së Durrësit, u la i lirë. Uniformat blu kishin dijeni se në këtë automjet lëvizte një person në kërkim.

Shtetasi Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi rezultoi posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezidencial në kryeqytet. Për këtë bazë armatimi ra në pranga 25-vjeçari nga Laçi, Kristian Gjini. Në ambientet e marra me qira prej tij, u zbuluan 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municione, si dhe të tjera sende të paligjshme.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së trefishtë të 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku humbën jetën Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë me emra, mes të cilëve ishte edhe Fatjon Murati, si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen.

Murati u ndalua nga policia dhe në ditët e ardhshme, pritet të dalë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkaq, bashkë me Indrit Doklen u la i lirë edhe Gentian Reçi.

Ish-anëtari i bandës së Durrësit u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas gjykata e konvertoi dënimin në 25 vjet heqje lirie. Më tej, me një vendim të gjykatëses së Krujës, Enkelejda Hoxha, fitoi lirinë. Por, muajt në liri nuk ishin të qetë. Arrestimi i vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani nxori në dritë kërcënime serioze që i kanoseshin Dokles. Sipas Dumanit, Ervis Martinaj i premtoi 500 mijë euro, nëse do ta eliminonte.

Pas publikimit të dëshmisë së Dumanit, në vendin tonë ndodhën krime ku u ekzekutuan njerëz të Martinajt, përfshirë kushëririn e tij, Brilant Martinaj e ndër të dyshuarit ishte edhe Indrit Dokle, por për të policia nuk pati prova.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE