Dita e shëndetit mendor, sa kurohen shqiptarët për shqetësimet e tyre

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e shëndetit mendor, sa kurohen shqiptarët për shqetësimet e tyre

Të dhënat botërore tregojnë se 1 në 8 persona vuajnë problem të shëndetit mendor. Në Shqipëri pas Covid-it numri është edhe më i madh. 10 Tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor, e caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që në vitin 1992, pra ka 30 vjet që shënohet.

Këtë vit motoja është “Sytë nga Shëndeti Mendor”. Të dhënat botërore tregojnë se gati 1 miliardë njerëz ose 1 në 8 persona ka probleme të Shëndetit Mendor.

Në Tiranë u zhvillua në këtë ditë botërore një marshim nga “Sheshi Skënderbej” deri në Sheshin “Nënë Tereza”, organizuar nga Urdhri i Psikologut të Shqipërisë.

“Të dhënat botërore janë alarmante. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport për Shëndetin Mendor pas 21 vitesh, ku citohet se 1 në 8 persona në rang global vuan probleme të shëndetit mendor nga më të lehtat tek më të rëndat. Në Shqipëri nuk kemi patur asnjëherë depistim të popullatës, megjithëse ne kemi vite që e kërkojmë, për të kuptuar në çfarë situate ne jemi me ankthin, stresin apo depresionin, aq më tepër që situate post-covid duket se e ka shtuar problematikën e shëndetit mendor”, tha Valbona Treska, Presidente e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë.

Qytetarët: “Në farefisin tim, nuk kam të afërt me problem të shëndetit mendor. Por nuk i paragjykoj aspak. Është një sëmundje si gjithë të tjerat, por e padukshme”.

“Ata janë si gjithë të tjerët dhe ne duhet t’i ndihmojmë dhe jo t’i tallim apo përgojojmë”.

“Ne e shikojmë me nxënësit tanë që kur ka problem me sjelljen, kanë turp të vijnë tek zyra e psikologut, pasi e ngacmojnë shokët, ka frikën e paragjykimeve, dhe etiketimeve”.

“I frenon edhe përballja me familjarët, rrethi shoqëror, por edhe punëdhënësit, që kanë vështirësi në pranimin e këtyre njerëzve”.

“Ilaçet pa recetë janë një problem më vete. Është bërë Xanaxi si Paracetamol”.

“Sa ta shikojnë veten që kanë probleme të shkojnë menjëherë tek psikologu, apo psikiatri. Nuk është ofendim. Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE