Koreja e Veriut: Teste bërthamore për të zhdukur armiqtë!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut: Teste bërthamore për të zhdukur armiqtë!

“Lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut ishin për të testuar armët bërthamore të këtij shteti, për të goditur e zhdukur shënjestrat e mundshme të Koresë së Jugut e Shteteve të Bashkuara”. Ky është raportimi i bërë sot nga media shtetërore, raportim që vjen në kohën kur lideri koreano-verior ka sinjalizuar se do të kryejë më shumë teste provokuese.

Deklarata publikohet në 77-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet dhe shihet si përpjekje për të treguar unitetin e popullit ndaj liderit Kim Jong-Un, i cili po përballet me vështirësi ekonomike nga pandemia. Gjithashtu, i druhet kërcënimit të sigurisë që paraqet aleanca ushtarake Amerikë-Kore e Jugut.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA:

Përmes lëshimit të 7 raketave e operacioneve taktike bërthamore, u shfaqën aftësitë tona, të forcave luftuese bërthamore që janë të gatshme të godasin dhe zhdukin shënjestra në çdo lokacion e kohë.

Testimi i raketave u bë në përgjigje të stërvitjeve të fundit detare të forcave të SHBA-ve e Koresë së Jugut, ku u përfshi edhe aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan, për të parën herë në 5 vjet.

Duke i parë këto stërvitje si kërcënim ushtarak, Koreja e Veriut vendosi të zhvillonte “simulim të një lufte të vërtetë” për të kontrolluar e përmirësuar aftësitë luftarake dhe paralajmëruar armiqtë.

Për Korenë komuniste, stërvitjet ushtarake SHBA-Kore e Jugut janë përgatitje për pushtim, edhe pse këto vende theksuan se manovrat janë me natyrë mbrojtjeje. Që nga maji, kur u formua qeveria e re në Seul, ushtritë zgjeruan stërvitjet e zvogëluara për shkak të pandemisë.

Në lëshimet e raketave që u mbikëqyrën nga Kim Jong-un u përfshinë edhe ato me aftësi bërthamore e të tjera balistike. Po ashtu, u lëshua një raketë balistike tokë-tokë që fluturoi mbi Japoni. Këtë vit, Koreja e Veriut ka kryer numër rekord testimesh, duke lëshuar mbi 40 raketa balistike e lundruese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48421 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE