Mund të jetë ngjyra më trend e sezonit por Meghan Markle refuzon të dalë në publik e veshur me të!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mund të jetë ngjyra më trend e sezonit por Meghan Markle refuzon të dalë në publik e veshur me të!

Meghan Markle jo pak herë është përballur me kritika për stilin e veshjeve të saj, por po ashtu ka marrë edhe shumë vlerësime nga fansat, nga kritikët dhe njohësit e mirë të modës. Nëse ndodh që Markle zgjedh ndonjë veshje specifike nga një markë e njohur ose jo, dihet që ajo nuk do të jetë në treg për shumë kohë.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ngjyrave, Dukesha e Sussex-it zakonisht vesh një sërë nuancash të ndryshme, që kur iu bashkua familjes mbretërore, madje edhe kur u largua prej saj, por ka një ngjyrë që Markle refuzon të veshë në publik.

Markle që kur është martuar me Princ Harryn e kemi parë me shumë ngjyra pastel dhe neutrale, por ndonjëherë ka veshur edhe disa nuanca më të guximshme. Megjithatë, ka një ngjyrë që dukesha nuk e vesh dhe ajo është portokallia. Në fakt, edhe kunata e Markle, Kate Middleton, nuk e vesh kurrë këtë ngjyrë. Ende nuk dihet pse Dukeshat e refuzojnë këtë ngjyrë.

Rikujtojmë se Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është kurorëzuar së fundmi si ylli i veshur më mirë sipas revistës “Tatler” për vitin 2022. Dukesha, e cila është nënë e tre fëmijëve zuri vendin e parë në listë, mes yjeve të tjerë që dallojnë për stilin e tyre. Ndërsa kunata e saj Meghan, e cila po ashtu ka dalluar shpesh për stilin, nuk ishte fare pjesë e listës.

“Tatler” vuri në dukje se Kate në Royal Ascot këtë vit e cila na kujtoi pamjen e Julia Roberts në “Pretty Woman” dhe Princeshën Diana në vitet ’80 nuk i kushtoi vëmendje nxehtësisë së madhe në ditën e garës, por u kujdes maksimalisht për stilin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE