Ngjyrave të kufjeve Google Pixel Buds A-Series TWS u bashkohet një version i tretë!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngjyrave të kufjeve Google Pixel Buds A-Series TWS u bashkohet një version i tretë!

Google ka prezantuar kufjet Pixel Buds A-Series TWS qershorin e vitit të kaluar në ngjyrat Clearly White dhe Dark Olive. GSM Arena raporton se tani këtyre dy ngjyrave do u bashkohet një version i tretë, ngjyra Charcoal.

Modeli Charcoal kushton 101 euro, njësoj si dy ngjyrat e tjera dhe mund të porositet paraprakisht nga Google Store. Përveç ndryshimit të ngjyrave, specifikimet dhe veçoritë e serisë A të Charcoal Pixel Buds mbeten të njëjta me versionet Clearly White dhe Dark Olive.

Rikujtojmë, se së fundmi Apple ka kërkuar që të prodhohen disa nga kufjet e saj AirPods dhe Beats në Indi që në fillim të vitit të ardhshëm, sipas një raporti të Nikkei Asia. Bisedimet shënojnë përpjekjen e fundit të kompanisë për të ulur rrezikun e ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit në Kinë për shkak të bllokimeve të COVID-19 dhe rritjes së tensioneve tregtare SHBA-Kinë.

Apple thuhet se ishte në diskutime në gusht për të zhvendosur disa nga Apple Watches, MacBooks dhe HomePods në Vietnam. Sjellim në vëmendje se ‘Dyson’ së fundmi ka krijuar kufje që mund të pastrojnë ajrin e ndotur. Kufjet përfshijnë një maskë që lidhet nga veshi në vesh dhe duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor.

Firma tha se kufjet janë krijuar si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndotjen e ajrit në zonat urbane. Sistemi i pastrimit është “i aftë të filtrojë tymrat dhe ndotësit e qytetit” dhe përdor një version të vogël të teknologjisë ekzistuese të pastrimit të ajrit të Dyson.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE