Pozicioni në të cilin ndodhet trupi juaj kur pini ilaçet tregon shumë!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pozicioni në të cilin ndodhet trupi juaj kur kur pini ilaçet tregon shumë!

Edhe pse përdorimi i medikamenteve është i zakonshëm, ka nga ata që e kanë të vështirë të gëlltisin pilulën e vogël dhe preferojnë ta tresin në pije përmbajtjen e saj. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Physics of Fluids” sugjeron se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje këtij procesi. Eksperimenti, i kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti Johns Hopkins, zbulon se pozicioni në të cilin ndodhet trupi ynë kur marrim një pilulë mund ta bëjë atë që të veprojë më shpejt apo më vonë.

Gjithçka varet nga sa shpejt pilula arrin në zorrë, pasi ajo fillon të shpërndahet në organizëm dhe ka efekt vetëm kur është pjesë e sistemit tretës. Studiuesit testuan katër pozicione të ndryshme: të shtrirë në anën e majtë dhe në të djathtë, me fytyrë lart dhe me trupin drejt. Përfundimi që ata arritën është se mënyra më efektive për të marrë një pilulë është shtrirja në anën e djathtë të trupit, pasi ilaçi përthithet 2,3 herë më shpejt se në rastet e tjera.

Koha që iu desh për të asimiluar ilaçin personave që e merrnin pilulën të shtrirë në anën e djathtë, nuk i kalonte 10 minutat. Ata që bënin të njëjtën gjë drejtë ose të shtrirë në shpinë, e asimilonin për 23 minuta. Atyre që e morën pilulën të shtrirë në anën e majtë iu deshën 1 orë e 40 minuta. A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kapsulat nuk prodhohen vetëm në një ngjyrë? Ka disa arsye përse ndodh kjo.

E para, është që duke krijuar një kombinim të njohur të ngjyrave, kompanitë farmaceutike duan të zvogëlojnë gjasat që konsumatorët të ngatërrojnë ilaçe të ndryshme. Është treguar se kapsulat shumëngjyrëshe duken shumë më joshëse për fëmijët se ato transparente ose të bardha, kështu që është më e lehtë që t’i pijnë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE