Kërkoi ndryshimin e mbiemrit, Elon Musk për vajzën e tij: “Është ndikuar nga “neo-marksistët”…”

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkoi ndryshimin e mbiemrit, Elon Musk për vajzën e tij: “Është ndikuar nga “neo-marksistët”…”

Së fundmi miliarderi i teknologjisë Elon Musk theu heshtjen për çështjen e largimit nga e bija Vivian, katër muaj pas ndryshimit të emrit dhe gjinisë së 18-vjeçares. CEO i Tesla-s tha në një intervistë të fundit se vendimi i fëmijës për t’u distancuar prej tij është ndikuar nga “neo-marksistët” në institucionet arsimore. 51-vjeçari tha se:

Është komunizëm i plotë dhe një ndjenjë e përgjithshme që nëse je i pasur, je i keq.

Sipërmarrësi vuri në dukje se marrëdhënia e tij e tensionuar me Vivian mund të ndryshojë në të ardhmen. Themeluesi i SpaceX bashkë me ish-gruan e tij Justine Wilson, kanë vajzën Vivien, si dhe djalin Griffin, 18 vjeç dhe Saxon, Kai dhe Damian, 16 vjeç. Ai është gjithashtu babai i djalit X AE A-XII, 2 vjeç dhe vajzës Exa, 10 muajshe, me Grimes. Në nëntor 2021, ai gjithashtu mirëpriti binjakët me Shivon Zilis. Musk vijoi duke thënë se:

Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë të tjerët. Nuk mund t’i fitojmë zemrat e të gjithëve.

Në qershor doli lajmi se Vivian kishte bërë kërkesë për të ndryshuar emrin dhe gjininë e saj, duke kërkuar që mbiemri i saj të ishte Wilson në vend të Musk. Në dosje, adoleshentja e arsyetonte vendimin e saj si pasojë e identitetit gjinor dhe faktit që nuk jeton më ose nuk dëshiron të jetë më e lidhur me babanë biologjik në asnjë mënyrë apo formë.

Rikujtojmë se së fundmi Pekini dhe Taipei reaguan pasi shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, hodhi idenë që Tajvani të bëhet zonë e posaçme administrative e Kinës. Gjatë një interviste për Financial Times të pak ditëve më parë, njeriu më i pasur në botë, shprehu besimin se dy qeveritë mund të arrijnë një marrëveshje “të arsyeshme e të pëlqyeshme”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45394 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE