Rusia godet termocentralin në Ukrainën perëndimore për herë të dytë!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia godet termocentralin në Ukrainën perëndimore për herë të dytë!

Moska goditi sot një termocentral në rajonin Vinnytsia për të dytën ditë radhazi.

Sky News shkruan se personat që panë të gjithë ngjarjen thanë se zona u godit nga dronët kamikaze të prodhuar nga Irani për të dytën ditë radhazi.

E fundit u raportua nga DTEK, kompania më e madhe e energjisë në Ukrainë, ku mbetën të plagosur gjashtë persona nga shpërthimi.

Edhe pajisjet energjetike u dëmtuan sërish, pasi ishte nisur puna për restaurimin e tyre.

Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, ndërsa deri më tani vetëm një pjesë prej tyre iu është rikthyer furnizimi me energji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE