Shuhet në moshën 94-vjeçare aktorja legjendare Eileen Ryan!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 94-vjeçare aktorja legjendare Eileen Ryan!

Fatkeqësisht së fundmi ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare Eileen Ryan. Aktorja legjendare vdiq në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së të ndjerës por pritet të zbulohet. Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn dhe Chris Penn, i cili ndërroi jetë në vitin 2006 në moshën 40-vjeçare, si dhe muzikantit Michael Penn.

Për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në New York në vitin 1957 në provat për shfaqjen “The Iceman Cometh”. Ata u martuan menjëherë pas takimit dhe mbetën të martuar deri në vdekjen e Leos në 1998. Ryan gjithashtu u shfaq në Broadëay në “Sing Till Tomorroë” nga 1953 deri në 1954 dhe më pas përsëri në 1958 për “Comes a Day”.

Eileen është shfaqur në disa projekte të Sean Penn. Filma të tjerë të saj përfshijnë: “Feast” (2005), “Parenthood” (1989), “Eight Legged Freaks” (2002), “Magnolia” (1999), “All the King’s Men” (2006), “At Close Range” (1986), “I Am Sam” (2001), “The Indian Runner” (1991) dhe “The Crossing Guard” (1995).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE