U përpoq të shpëtonte Titanikun, zbulohen rrënojat e anijes SS Mesaba!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përpoq të shpëtonte Titanikun, zbulohen rrënojat e anijes SS Mesaba!

Së fundmi një ekip studiuesish nga Universiteti Bangor i Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar, gjeti rrënojat e SS Mesaba, anijes tregtare që u përpoq të paralajmëronte Titanikun për praninë e ajsbergëve në rrugën e tij jashtë Detit Irlandez. Në vitin 1912, SS Mesaba po kalonte Oqeanin Atlantik kur i dërgoi një mesazh radio kapitenit të Titanikut Edward Smith, duke e paralajmëruar atë për praninë e disa ajsbergëve pranë bregut të Newfoundland.

Po të ishte dëgjuar mesazhi, fati i Titanikut dhe 1500 pasagjerëve të tij mund të kishte qenë ndryshe. Pas tragjedisë së Titanikut, puna e anijes tregtare vazhdoi deri në vitin 1918, kur u fundos nga një nëndetëse gjermane. Që atëherë ajo ka mbetur në fund të detit, e harruar për më shumë se një shekull. Sot, me ndihmën e teknologjive të reja, rrënojat e SS Mesaba janë gjetur pranë Detit Irlandez, në fund të të cilit shtrihen 273 anije në më pak se 20,000 km2.

Merita për këtë i takon një instrumenti ekografik që përdoret për të matur thellësinë e detit me shumë rreze, një sonar modern i aftë të hartojë thellësinë e detit në mënyrë të saktë dhe të shpejtë. Innes McCartney, e cila mori pjesë në hulumtim tha se:

Ne mundëm të zhvillonim një metodë relativisht të lirë të ekzaminimit të rrënojave. Më parë, na u desh të zhyteshim disa herë për të identifikuar një mbytje, tani, ne vetëm duhet të lidhim informacionin që marrim nga instrumenti me ato historike, pa pasur nevojë të ndërveprojmë fizikisht me secilën anije të fundosur.

Ndërkaq, kur po bëhen më shumë se 110 vite nga fundosja e Titanik-ut, janë publikuar pamje të reja të anijes famëkeqe që shfaqin pjesë të saj që nuk janë parë që prej mbytjes në 1912. Video tregon harkun e njohur të anijes, zinxhirin 90 kilogramë të ankorimit, spirancën gjigante buzë portit dhe një kazan me një skaj që ra në fund të detit kur anija u nda në dysh dhe u fundos 12,500 metra në Atlantik më shumë se 110 vjet më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48430 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE