Vlogerja Sara Karaj bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushi Greg!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vlogerja Sara Karaj bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushi Greg!

Vlogerja e njohur Sara Karaj është bërë së fundmi nënë për herë të dytë. Sara dhe partneri i saj Darti Malaj janë bekuar sërish me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Greg. Ditët e para të ardhjes së tij në jetë nuk kanë qenë fort të lehta pasi djali ka ardhur në jetë në javën e 34-të të shtatzënisë.

Ndërkaq, Sara me anë të një shkrimi emocionues të publikuar në rrjetin e saj social Instagram ka shkruar:

Pas një javë plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes tonë. Greg, na ke mrekulluar me forcën tende! Ne jemi çdo moment me ty. Të tre! Uroj shumë që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin. Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë, do të kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër që do të të qëndrojnë pranë në çdo moment të bukur apo të vështirë. Ndërsa mua, ti e di, do të më kesh gjithmonë si te barku. Ne e nisëm këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë dhe kështu do vazhdojë! Faleminderit shumë për çdo mesazh apo përkujdesje që keni dhënë drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do të mund t’ia dilnim pa familjen tonë të madhe që ka qenë gjithë kohës aty, për çdo gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE