Pandemia është ‘zbutur’, 44% e popullsisë e vaksinuar plotësisht!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pandemia është ‘zbutur’, 44% e popullsisë e vaksinuar plotësisht!

Pandemia COVID-19  është zbutur në vendin tonë, i cili numëron sot 380 individë të diagnostikuar nga testimet dhe vetëm 4 të shtruar në spital.

Në këtë situatë, edhe vaksinimet që kryen në qendrat shëndetësorë po ecin më një ritëm më të ngadaltë.

Në të dhënat që administron Ministria e Shëndetësisë, deri më sot janë kryer 2. 973. 000 vaksina, ose 7300 doza më shumë se në datën 1 tetor. Pra, mesatarja ditore e vaksinimeve arrin në 610.

Me këtë sasi vaksinash, rezulton se 46.8% e popullsisë kanë bërë vetëm një vaksinë, ndërsa 44.2% e saj rezulton plotësisht e vaksinuar, pa marrë në konsideratë dozën e tretë e cila i kërkohet një grupi më të vogël njerëzish.

Ndërkohë, në shkallë botërore, me një dozë është vaksinuar 68% e popullsisë.

Ministria e Shëndetësisë  kërkon nga qytetarët të imunizohen nga COVID-19, duke injektuar njërën nga 4 vaksinat që qendrat e vaksinimit kanë në dispozicion.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE