Rama pas fjalës në KiE: Nuk tërheq asgjë, e vërteta është zbardhur!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama pas fjalës në KiE: Nuk tërheq asgjë, e vërteta është zbardhur!

Kryeministri Edi Rama, pas fjalës drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës ka dhënë një deklaratë për mediat shqiptare, ku tha se deklarata e tij do të jetë temë debati në Serbi.

Rama theksoi se nuk tërhiqet nga asnjë fjalë që ka thënë, pasi sipas tij e vërteta duhet thënë edhe pse dhemb.

Më tej theksoi se raporti i “Dick Marty” prek të gjithë kombin shqiptar, ndërsa shtoi se akuzat janë të pavërteta.

“Që do të ketë debat në Serbi le të ketë. S’kam asnjë shqetësim, gjërat duhen thënë. E vërteta dhemb por shëron. E vërteta është e zbardhur, nuk ka asnjë provë, asnjë indicie, përveç kanaleve të fantazisë së gjeneralit të gjallë të ushtrisë së gjallë. Kjo historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit, prek të gjithë kombin shqiptar. Është një akuzë qesharake”- tha Rama.

Nëse nuk do të kishte reagime do isha i shqetësuar, se do ta kalonin, edhe prezenca ishte e madhe, është normale se është si një bombë në mes të…ku është gatuar gjithë ajo çorbë e shpifur në përpjekje për ndaluar të gatuhet një ushqim i mrekullueshëm. Që do të ketë debat në Serbi do të ketë, u bë një kohë e gjatë që debati për mua në Kosovë si shërbëtor i Serbisë, kështu është më mirë besoj, nuk kam asnjë shqetësim, mendoj që të vërtetat duhet të thuhen sido që të jenë, se edhe ilaçet të hidhura janë nuk është shpikur akoma një ilaç i ëmbël, por ilaçet shërojnë , jo karamelet. E vërteta është e zbardhur,  nuk ka asnjë fakt, veç kanaleve të fantazisë së gjeneralit të gjallë të ushtrisë së vdekur që të tregojë se ka pasur trafik organesh, procesi atje ka historinë  e vet por historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit, aq shumë është përsëritur, është shpërndarë kaq kohë ka që shpërndahet saqë ndikon në pozitën,  këta janë ata që s lanë gjë pa bërë aq sa marrin edhe veshkën edhe ikin me vrap. Unë si njoh fare, por aq sa pashë janë parti, është PD, PS edhe partitë e tjera. Nuk është nderi ynë në pyetje, nuk është nderi i Kosovës, këta duhet të vënë në vend nderin e tyre, se nderi ynë është në vend dhe këtë se luan topi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE