Rrjedhje në naftësjellësin Druzhba, nuk dyshohet sabotim!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrjedhje në naftësjellësin Druzhba, nuk dyshohet sabotim!

Në naftësjellësin rus Druzhba u zbulua një rrjedhje. Ky tubacion lidh Rusinë dhe Gjermaninë, por zyrtarët nuk dyshojnë për sabotim. PERN, që është operatori i seksionit të tubacionit në Poloni ku u konstatua rrjedhja, bën të ditur se “naftësjellësi u mbyll përkohësisht”.

Shkaku nuk dihet për momentin. Në linjën e prekur, pompimi u ndërpre menjëherë. Linja e dytë e tubacionit po funksionon normalisht.

Zbulimi i rrjedhjes në tubacionin kryesor që transporton naftë në Gjermani, vjen në kohën kur shqetësimet janë rritur lidhur me furnizimet e energjisë në Europë. Kjo pasi tubacionet e gazjellësit Nord Stream e që kalojnë nën Detin Baltik, pësuan rrjedhje. Sipas zyrtarëve në Perëndim dhe në Rusi, ato janë shkaktuar nga sabotimi.

Po ashtu ashtu, Europa përballet me krizë të rëndë të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Moska ka ndërprerë furnizimet për shumë shtete europiane. Mateusz Berger, zyrtar i lartë në Poloni, përgjegjës për infrastrukturën e energjisë, i tha agjencisë Reuters se nuk ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga sabotimi.

Në këtë rast mund të flasim për një dëmtim aksidental.

Naftësjellësi Druzhba është një prej naftësjellësve më të mëdhenj në botë, që furnizon me naftë ruse shumicën e Europës Qendrore, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Bjellorusinë, Hungarinë, Sllovakinë, Republikën Çeke e Austrinë.

Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Europian, sot takohen në Pragë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët lidhur me trajtimin e çmimeve të larta. Thirrjet për një zgjidhje u intensifikuan pasi Gjermania u kritikua për shpalljen e një pakete të subvencionimit të gazit me vlerë deri në 200 miliardë euro, por planet për kufizimin e çmimeve ndryshojnë shumë në të gjithë Bllokun.

Po ashtu, ministrat pritet të diskutojnë reformimin e tregut të energjisë elektrike e mënyrat si mund të financohen planet për vendosjen e një çmimi të gazit në Bashkimin Europian. Disa vende duan të frymëzohen nga masat për të përballuar pandeminë, gjatë të cilës morën borxhe të përbashkëta ose ofruan garanci po të përbashkëta për kreditë kombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE