Tanimë mund të ekspoloroni hapësirat virtuale me kufjet e reja VR, Quest Pro! Ju njohim me çmimin e tyre!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tanimë mund të ekspoloroni hapësirat virtuale me kufjet e reja VR, Quest Pro! Ju njohim me çmimin e tyre!

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg ka prezantuar së fundmi kufjet e reja të realitetit virtual (VR), Quest Pro, në një event online që u mbajt për zhvilluesit. Kufjet Quest Pro do të kushtojnë 1,499 dollarë, Quest Pro kushtojnë pothuajse katër herë më shumë se kufjet aktuale të Meta-s, Quest 2, që kanë çmimin prej 399 dollarësh. Kufjet kanë lente më të holla, një bateri të lakuar rreth rripit të kokës në pjesën e pasme dhe kontrollues që vetë-gjurmohen.

Kufjet gjithashtu i lejojnë përdoruesit të shohin mjedisin e tyre real rreth periferisë së ekranit. Quest Pro kanë aftësi të përziera të realitetit, ndryshe nga kufjet paraprake, që do të thotë se përmbajtja digjitale mund të shihet e mbivendosur në botën reale.

Zuckerberg tha se realiteti i përzier ishte “hapi tjetër i madh për VR”. Firma Meta, është duke vënë bast për të ardhmen e saj në krijimin e një metaverse, një botë virtuale në të cilën njerëzit mund të kryejnë jetën e tyre të përditshme, në formën e avatarëve dhe të eksplorojnë hapësira virtuale.

Mark Zuckerberg është shprehur se qëllimi i tij është që 1 miliard njerëz t’i bashkohen botës së tij virtuale, Metaverse dhe të krijojnë një ekonomi digjitale, ku përdoruesit mund të shprehin veten. Shefi ekzekutiv i Facebook, duke folur për CNBC, tha se:

Synimi është që në fund të dekadës, të kemi rreth 1 miliard njerëz në Metaverse, ku secili të shpenzojë qindra dollarë duke blerë përmbajtje të ndryshme digjitale. Mund të jenë veshje për avatar-in e tyre, mobilje për shtëpinë digjitale apo shërbime në mënyrë që të bëjnë më produktiv në Metaverse.

Ndërkaq, foshnjat e realitetit virtual ka gjasa të jenë një dukuri e zakonshme brenda 50 vjetëve, thotë një eksperte e lartë e inteligjencës artificiale. Nga fillimi i viteve 2070, një në pesë çifte mund të zgjedh një fëmijë digjital në vend të një foshnjeje të vërtetë, mendon ekspertja Catriona Campbell. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48466 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE