Conference League, sonte luhet Ballkani-Sivasspor!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Conference League, sonte luhet Ballkani-Sivasspor!

Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e raundit të katërt të fazës së grupeve të Conference League-s e si rrallë ndonjëherë, futbolli mbarë shqiptar prezantohet në këtë fazë të kupave të Europës, me klubin Ballkani nga Suhaereka. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, paraqitja e skuadrës nga Kosova ka qenë e denjë për të mos u konsideruar thjesht pjesëmarrje në këtë fazë.

Nga tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani, lojtarët e saj kanë arritur që me një fitore dhe një barazim, të kryesojnë grupin duke lënë pas me golavarazh skuadra si Sllavia e Pragës apo Sivasspori, kundërshtari, ndaj të cilit, ata morën edhe fitoren e parë në këtë fazë, javën e kaluar.

Mbrëmjen e sotme, Ballkani dhe turqit e Sivassporit do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit, por këtë herë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Këtë përballje, trajneri Ilir Daja e ka cilësuar si më të vështirë se ajo që u luajt në Turqi, duke kërkuar përqendrim maksimal ndaj futbollistëve të tij.

Një fitore e mundshme e kampionëve të Kosovës në ndeshjen e sotme do të forconte më tej figurën dhe imazhin e Ballkanit, i cili edhe kësisoj ka arritur një sukses historik për futbollin kosovar e atë shqiptar dhe ndoshta do t’i linte ende në krye të Grupit G. Ky është një grup i hekurt, edhe për nga mënyra si kanë shkuar ndeshjet deri tani, pasi të katërta skuadrat që janë: Ballkani, Sivasspori, Sllavia e Pragës e Cluzhi janë me nga 4 pikë.

Kjo ndeshje starton sonte në orën 21:00 e ashtu si edhe takimet e tjerë të Conference League-s, të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48178 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE