Erdogan: Ndalni gjakderdhjen në Ukrainë!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan: Ndalni gjakderdhjen në Ukrainë!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se “diplomacia mund të ofrojë mundësi për një paqe të drejtë që do të ndalte gjakderdhjen në luftën në Ukrainë, pavarësisht shumë pengesave”. Më tej, përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar bisedimet. Gjatë një samiti rajonal në Kazakistan, para takimit me homologun rus, Vladimir Putin u shpreh:

Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndaljen e gjakderdhjes sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht pengesave në terren. Një paqe e drejtë mund të arrihet përmes diplomacisë.

Liderë të disa vendeve janë mbledhur në Astana, në Konferencën për Ndërveprim dhe Masat për Ndërtimin e Besimit në Azi. Turqia, anëtare e NATO-s ka qëndruar neutrale sa i përket konfliktit në Ukrainë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë. Po ashtu ka mbajtur raporte të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën. Deri tani, Turqia ishte vendi ku u zhvilluan dy takime të paqes mes Moskës e Kievit, por bisedimet e fundit të mbajtura në mars nuk prodhuan rezultate.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës para anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, përsëriti qëndrimin se “nuk mund të ketë bisedime me Putinin”, duke shtuar se “diplomacia me liderët që nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar, është e pamundur”.

Ndër të tjera, Zelensky u ka thënë liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) se nuk mund të ketë dialog me liderin rus, i cili sipas tij, “beson vetëm në terror dhe nuk ka të ardhme”. I pyetur lidhur me qëndrimin e Zelenskyt, zyrtari i Kremlinit, Yuri Ushakov, u deklaroi gazetarëve se “do t’i thosha atij: kurrë mos thuaj kurrë”.

Ndërkohë, Turqia ka luajtur rol kyç në një prej këmbimeve më të mëdha të të burgosurve mes Rusisë e Ukrainës. Përmes marrëveshjes së arritur më 21 shtator, u liruan 215 ushtarë ukrainas dhe dhjetëra të burgosur rusë e politikanë pro-Moskës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45326 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE