‘Luftoi’ me depresionin prej vitesh pasi u ngacmua seksualisht, aktori Brendan Fraser shpërthen në lot!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Luftoi’ me depresionin prej vitesh pasi u ngacmua seksualisht, aktori Brendan Fraser shpërthen në lot!

Së fundmi teksa ishte i pranishëm në sallën e premierës së filmit të tij të ri “The Whale” në Londër, aktori i njohur Brendan Fraser shpërtheu në lot. Ky moment emocionues i aktorit erdhi pas një beteje të gjatë të tij me depresionin. Brendan pohoi se kjo iu shkaktua që në momentin pasi ai u ‘sulmua seksualisht’ nga ish-presidenti i Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit, Philip Berk, në vitin 2003.

Aktori u mbështet nga partnerja e tij Jeanne Moore në këtë moment kaq emocionues. Ndërkaq, “The Whale”, që do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor, prezantimin e parë e pati në Festivalin e Filmit në Venecia muajin e kaluar dhe po fiton shpejt komente pozitive.

Çasti prekës i tij në skenë nuk kaloi pa u vënë re nga miqtë dhe fansat e aktorit të cilët ndanë fjalë mbështetëse për të në Twitter. Rikujtojmë se në vitin 2018 aktori u shfaq në tapetin e kuq në New York në kuadër të premierës së sezonit të serialit “Trust” ku ai ishte protagonist.

Në një intervistë për revistën prestigjose “GQ” aktori pranoi publikisht se ishte viktimë e një sulmi seksual të ndodhur në vitin 2003. Ishte Philip Berk, ish presidenti i “Hollywood Press Association” i cili e preku në mënyrë të pahijshme në pjesët private, gjatë një darke zyrtare.

Brendan u shpreh se pas kësaj ngjarjeje i shkroi një letër Philip-it ku shprehej se ndihej i shqetësuar nga këto veprime të tij por nuk mori asnjë përgjigje. Javë më pas aktori hoqi dorë nga filmi i cili po xhironte, nisi procedurat për t’u ndarë nga bashkëshortja dhe ra në një vorbull depresioni që thuajse i shkatërroi jetën dhe karrierën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE