Madonna dikur ka ndërprerë bashkëpunimet me David Guetta vetëm se DJ ishte kjo shenjë e zodiakut…

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Madonna dikur ka ndërprerë bashkëpunimet me David Guetta vetëm se DJ ishte kjo shenjë e zodiakut…

Për divat e muzikës pop si Madonna dhe Jennifer Lopez horoskopi është shumë i rëndësishëm në jetë dhe një arsye bindëse për të prerë bashkëpunimin me dikë. Rikujtojmë se disa kohë më parë qarkulloi lajmi se J.Lo nuk pranonte të punonte me persona të shenjës së Virgjëreshës. Ndërsa së fundmi është bërë e ditur se Madonna nuk pranon të punojë me personat që i përkasin shenjës së Akrepit.

Të paktën kështu ka thënë David Guetta në një intervistë kohë më parë. DJ i famshëm francez zbuloi dikur se Madonna kishte qenë e interesuar të punonte me të pasi ai fitoi një Grammy në 2011-ën për një remake të këngës së saj “Revolver”. Duke kujtuar një takim që zhvilloi më vonë me të, Guetta tha:

Ajo më thotë se e pëlqeu remixin dhe më sugjeron që unë të prodhoj albumin e saj të ardhshëm. Mbërrita për drekë. Folëm për gjithçka, muzikën, atë që ajo dëshironte të bënte me albumin. Super bukur. Ishim vetëm ajo dhe unë. Shumë të relaksuar. Po drekonim dhe po bisedonim.

Guetta më pas zbuloi se shenja e tij e zodiakut është Akrepi.

Papritmas, ajo bën një fytyrë dhe më thotë, ‘Më fal, nuk do të mund të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim!

Rikujtojmë, se së fundmi policia ka ndërprerë xhirimet e videos muzikore të yllit të pop-it me reperin domenikan Tokischa. Një burim tha se Madonna po xhironte këngën e saj të titulluar “Hung Over” dhe altoparlantët e makinave që luanin muzikë krijuan zhurmë që me sa duket shqetësoi fqinjët aty vërdallë. NYPD konfirmoi se afërsisht në orën 23:39 sipas kohës lokale një natë më parë, ata morën disa ankesa për zhurmën në vendin e xhirimit.

Ndërkaq, Madonna nuk u përmbajt ndërsa iu përgjigj 50 pyetjeve të fansave në lidhje me albumin e saj të ardhshëm, karrierën katër dekadash, kënaqësive dhe pendimeve më të mëdha. Në një video të re, të ngarkuar në kanalin e saj në YouTube së fundmi, ylli i pop-it kishte një përgjigje çuditërisht të sinqertë kur u pyet se me cilin vendim “kthen kokën prapa” dhe kupton se “nuk ishte ideja më e mirë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE