NATO premton sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
NATO premton sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën!

Aleatët e Ukrainës në NATO njoftuan se do të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe tjetër ndihmë ushtarake, që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin vendin. Rusia nisi një valë të re bombardimesh, duke goditur disa rajone ukrainase e qytete, përfshirë Kievin. Moska tha se këto sulme janë në shenjë hakmarrjeje për shpërthimin në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Zotimet nga aleatët përfshijnë edhe njoftimin e Francës se do të dërgojë radarë e sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në javët në vijim. Edhe Kanadaja bëri të ditur se do të ofrojë artileri, veshje dimërore e të tjera furnizime për ushtarët ukrainas. Gjermania dërgoi të parin nga katër sisteme të mbrojtjes ajrore të llojit IRIS-T SLM. Ndërkaq, Uashingtoni tha se do të përshpejtojë dërgimin e sistemeve të premtuara ajrore, NASAMS.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, theksoi se “vala e fundit e sulmeve nxjerr në pah “mizorinë” e Rusisë, që nga koha kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

E gjithë bota, sërish pa ligësinë dhe mizorinë e luftës së Putinit, që ka rrënjët në agresion e që përbuzi rregullat e luftës.

Pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, Austin u tha gazetarëve se Kievi ndryshoi gjithçka që nga shtatori, duke rimarrë territor, por shtoi se Ukrainës i duhet më shumë ndihmë. Ministrat e NATO-s do të zhvillojnë takime edhe sot e pritet të vendosin që të rrisin stoqet me municion e pajisje ushtarake, për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Aleancës.

Po ashtu, ata pritet të diskutojnë për aftësitë e Aleancës para stërvitjeve vjetore bërthamore të NATO-s, por edhe për nevojën për të mbrojtur më mirë infrastrukturën kritike, pas akteve të fundit të sabotimit. Shtetet që aspirojnë anëtarësimin në NATO, Finlanda e Suedia, po ashtu janë ftuar në takimin dyditor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE