Ndiheni të hutuar, të pamotivuar dhe “bosh”?! Provoni njëherë të përkëdhelni qenin tuaj…

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndiheni të hutuar, të pamotivuar dhe “bosh”?! Provoni njëherë të përkëdhelni qenin tuaj…

Të gjithë e dimë se përfitimet e leximit janë të panumërta por një studim i ri jep të dhëna befasuese. Gjetjet e studiuesve nga Universiteti i Bazelit në Zvicër të publikuara në PLOS ONE, janë fokusuar te qentë. Ekipi shkencor zbuloi se kontakti me qentë kur i përkëdhelim stimulon ndjeshëm korteksin frontal, pjesa e trurit që “mbikëqyr” mënyrën se si mendojmë dhe ndjehemi.

Sipas studimit, nëse njerëzit me deficite në motivim, fokus të vëmendjes dhe funksionim socio-emocional tregojnë përfshirje më të madhe emocionale kur ndërveprojnë me qentë, atëherë aktivitetet me këto kafshë mund të hapin rrugën për objektiva të reja terapeutike. Studiuesi Rahet Marti tha se:

Ne hipotezojmë se përfshirja emocionale mund të jetë një mekanizëm qendror i aktivizimit të trurit në ndërveprimet njeri-kafshë.

Studime të ngjashme kanë treguar se kontakti me lepujt e gjallë, macet, qentë dhe kuajt shkaktojnë aktivitet më të madh të trurit. Ndërkaq, nëse mendoni se mund ta mashtroni qenin tuaj që të pranojë një lodër në vend të dy lodrave, e keni shumë gabim! Sipas një studimi të bërë së fundmi, me këtë gjest ju nuk jeni duke e mashtruar qenin tuaj, sepse ai e di saktësisht se çfarë jeni duke bërë. Pra siç e kuptuat, edhe qentë dinë të bëjnë matematikë.

Ju rikujtojmë se temperatura e ngritur e trupit është një shenjë shqetësuese, si tek njerëzit ashtu edhe tek qentë. Qentë zakonisht e kanë temperaturën midis 37,5 dhe 39 dhe temperatura e tyre është më e lartë nga ajo që njerëzit kanë. Qentë mund të hyjnë në një gjendje të temperaturës së ngritur të trupit kur arrijnë një temperaturë prej 39,7. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE