Pak para aksidentit postoi videon duke kënduar, shuhet në moshën 23-vjeçare ylli i “American Idol” Willie Spence!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak para aksidentit postoi videon duke kënduar, shuhet në moshën 23-vjeçare ylli i “American Idol” Willie Spence!

Së fundmi fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare ylli i “American Idol” Willie Spence si pasojë e plagëve të marra nga një aksident me makinë. Këngëtari i talentuar ishte në Tenesi në kohën e aksidentit. Emisioni me anë të një deklarate tha se:

Ne jemi të shkatërruar për vdekjen e anëtarit tonë të dashur të familjes “American Idol”, Willie Spence. Ai ishte një talent i vërtetë që ndriçoi çdo dhomë ku hynte dhe do të na mungojë shumë. Ne dërgojmë ngushëllimet tona për të dashurit e tij.

Ndërkq, në videon e fundit të postuar në Instagram, Spence shihet duke kënduar një këngë në makinë, pak para aksidentit. Fansat dhe ndjekësit vërshuan me komente në postimin e Spence, duke shprehur trishtimin dhe ngushëllimet e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE