Pas vdekjes së prindërve kuptoi se jeta është shumë e shkurtër, 50-vjeçarja merr nismën për të jetuar në shpellë!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas vdekjes së prindërve kuptoi se jeta është shumë e shkurtër, 50-vjeçarja merr nismën për të jetuar në shpellë!

Jennifer Ayres nga Darlington është në rrugën duke realizuar ëndrrën e saj, të ndërtojë shpellën më luksoze në botë. Ajo është me profesion inxhiniere ujërash dhe pasi u zhvendos në Australi 15 vite më parë nisi në qytetin Coober Pedy realizimin e ëndrrës së saj, një shtëpi brenda një shpelle. Deri tani, kur ka arritur të realizojë vetëm gërmimet dhe ka shpenzuar një shifër më shumë se 100 mijë dollarë.

Ajo ka jetuar në një tendë për tre muaj, ndërsa realizoheshin gërmimet, me ndihmën e Andy Shiels, një ekspert vendas në ndërtimin e shpellave. Shpella është projektuar të ketë tre dhoma gjumi, por do të ketë edhe sauna, madje edhe palestër.

Për të shkuar aty, Jennifer udhëton gati 9 orë me makinë nga shtëpia e saj në Adelaide, në jug të Australisë, aty ku jeton bashkëshorti i saj dhe dy djemtë. 50-vjeçarja është shprehur se:

Rreth 5 vite më parë, unë humba dy prindërit e mi dhe aty e kuptova se sa e shkurtër është jeta. Kështu që ju duhet të bëni atë që dëshironi për të qenë të lumtur. I thash një natë bashkëshortit se pse nuk jetojnë në një shpellë. Nga aty nisi gjithçka. Të nesërmen në mëngjes, telefonova një agjent imobiliar dhe shkuam në Coober Pedy për të kërkuar tokë.

Rikujtojmë, se Predjama është një nga kështjellat më të jashtëzakonshme në botë, e ndërtuar në grykën e një shpelle në jugperëndim të Sllovenisë. Shpella ngrihet në një faqe shkëmbi vertikal, 123 metra të lartë dhe renditet nga Rekordet Botërore Guinness, si kështjella më e madhe e ndërtuar në një shpellë.

Kështjella Predjama përmendet për herë të parë në vitin 1274, me emrin gjerman Luegg, kohë kur mendohet se Patriarku i Aquileia e ndërtoi atë në stilin gotik. Kalaja u ngrit në një shpellë shkëmbore për të vështirësuar aksesin me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE