Rezoluta shqiptaro-amerikane, Biden: Rusisë iu tregua se nuk mund të fshijë nga harta një shtet sovran!

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rezoluta shqiptaro-amerikane, Biden: Rusisë iu tregua se nuk mund të fshijë nga harta një shtet sovran!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se “rezoluta e OKB-së, e propozuar nga Amerika e Shqipëria kundër aneksimeve të Rusisë në Ukrainë dhe e miratuar me shumicë historike, ishte mesazh se Moska nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta”.

Shumica dërrmuese e botës, kombe nga çdo rajon, i madh dhe i vogël, që përfaqësojnë një gamë të gjerë ideologjish e qeverish votuan për të mbrojtur Kartën e Kombeve të Bashkuara e për të dënuar përpjekjen e paligjshme të Rusisë për të aneksuar territorin ukrainas me forcë. Aksionet e këtij konflikti janë të qarta për të gjithë dhe bota ka dërguar një mesazh të qartë si përgjigje: Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund të ndryshojë kufijtë me forcë. Rusia nuk mund të kapë territorin e një vendi tjetër si të vetin. Pothuajse tetë muaj pas kësaj lufte, bota sapo ka treguar se është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për shkeljet e saj.

Një ditë më parë, më shumë se tre të katërtat e 193 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan në favor të rezolutës shqiptaro-amerikane që e quan ilegale aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia.

Rezoluta dënon organizimin e të ashtuquajturave referendume nga Federata Ruse brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht . Po ashtu, dënohen “përpjekjet për aneksim ilegal” të Hersonit, Zaporizhjës, Donjeckut e Luhanskut. Shteteve të OKB-së e agjencive ndërkombëtare iu apelon të mos njohin ndryshimet e njoftuara të kufijve nga Rusia dhe Moskës i kërkohet “që menjëherë të zhbëjë” këto vendime.

Ndër shtetet që mbështetën dokumentin ishin edhe Serbia, që bashkë me Turqinë, refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Moskës. Edhe në të kaluarën, Beogradi ka votuar për rezoluta të ngjashme që dënonin pushtimin rus të Ukrainës, por i reziston thirrjeve të Perëndimit për t’i vënë sanksione Rusisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE