I thonë se duket si kuçedër por e reja nga Italia tregon se modifikimet në trupin e saj i kanë rritur vetëbesimin!

vovalbania October 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I thonë se duket si kuçedër por e reja nga Italia tregon se modifikimet në trupin e saj i kanë rritur vetëbesimin!

Ajo ka nisur të modifikojë trupin e saj që në moshën 12-vjeçare dhe për këtë gjë nuk pendohet aspak. E reja nga Italia e cila është e “dyndur” në trupin e saj me implante, tatuazhe dhe filler-a, shprehet se nuk pendohet aspak për ndryshimin drastik që ka bërë, edhe pse njerëzit i thonë se duket si kuçedër. Chiara Dell’Abate, e cila jeton në Romë, tregon se bullizohej pa arsye kur ishte e vogël dhe vetëm kur nisi të ndryshonte pamjen e saj të jashtme, shpëtoi nga tallja e shoqërisë.

Pashë njerëz të modifikuar në televizion kur isha 8 vjeçe dhe u bëra shumë kurioze. Në moshën 12-vjeçare bëra “piercing”-un e parë dhe aty nisi gjithçka. Mësova se si të respektoj zgjedhjet e kujtdo dhe të isha më e mirë me njerëzit. Modifikimi trupor më ka dhënë shumë vetëbesim.

Chiara ka vendosur implante në buzë, në ballë dhe në duar, si dhe ka dhjetëra tatuazhe në të gjithë trupin.

Rikujtojmë, se një modele e cila ka mbuluar pothuajse gjithë trupin me tatuazhe ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e hidhur kur vendosi të bënte tatuazh edhe brenda syve të saj. Amber Luke, mbeti e verbër përkohësisht, madje qau me lot blu, një përvojë e cila e bëri të betohet se nuk do të bënte më modifikime ekstreme të trupit.

Sipas ‘The Daily Star’, ngjarja ndodhi kur modelja ishte në të njëzetat. Luke ka shpenzuar mbi 90,000 dollarë për modifikime të trupit ndër vite, duke bërë gjëra të ndryshme që nga mosha 14 vjeçare dhe tani ka mbi 600 tatuazhe që mbulojnë 98% të trupit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE