Yjet e “Dancing With The Stars” qëllojnë në shenjë me kërcimet e tyre super të zgjedhura së bashku me vlerësimet e jurisë!
vovalbania
October 14, 2022
0 koment
3 Mund të lexoni në minuta.
Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.