“Ka vajza që duan më shumë se…”/Olsa Muhameti rrëfen ‘pa doreza’ gjithçka rreth jetës dhe punës së saj në “Më lër të flas”!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka vajza që duan më shumë se…”/Olsa Muhameti rrëfen ‘pa doreza’ gjithçka rreth jetës dhe punës së saj në “Më lër të flas”!

Sot e ftuar në emisionin “Më lër të flas” nga binjakët Veshaj, ka qenë Olsa Muhameti. Autorja e një prej programeve më të njohur “Për’Puthen” ka folur jo vetëm për jetën e saj private por edhe në lidhje me programet e ndryshme televizive ku ajo ka bashkëpunuar si dhe për fillesat e saj në Top Channel.

Olsa ka sqaruar gjithçka rreth thashethemeve që kanë qarkulluar për raportin e saj me Donaldin.

Unë mund ta kem sharë Donaldin në kohën që e shihja në televizion, por tani që e njoh nga afër e lavdëroj sigurisht.

Ndërkohë në lidhje me fillimet e saj në Top Channel, Muhameti ka treguar se:

Ishte rastësore në fakt më erdhi një telefonatë nga Erblini dhe e pranova me shumë dëshirë. Duke qenë se bëhej fjalë për Top Channel që në atë kohë ishte një nga mediat dhe televizionet më të mira dhe vazhdon të jetë prandaj vendosa ta shfrytëzoja në maksimum.

Pse u shkëpute nga ‘E Diell’ je zënë me njeri?

Pse merreni me thashetheme. Nuk jam zënë me njeri. Por ka disa vajza aty që duan më shumë se çmunden dhe japin më pak se ç’duhet. Nuk jam konfliktuar, verbalisht jo. Nuk merrem me gjëra të vogla. Në rrugën që ndjekim do të dalin shumë gjëra.

Por si lindi ideja e programit “Për’Puthen”?

Ka lindur kur unë isha autore e “E diell” pasi doja të bëja diçka ndryshe. Doja diçka të veçantë dhe mendova që ishte programi i dashurisë. Mendova për “Uomini E Donne” dhe e përshtata me terrenin shqiptar normalisht. Procesi si ata dashurohen ndryshon nga ata njerëzit në jetën e përditshme për shkak edhe të famës dhe gjithçkaje tjetër. Vazhdoj të them që është një program shumë i mirë dhe nuk bazohem tek shifrat. Ky sezon është më i miri, më i pjekur prandaj e them këtë. Vazhdon të ketë kurorën si emisioni më i mirë ‘dating’ në Shqipëri.

A beson Olsa në dashuri?

Po besoj. Besoj shumë ama nga ana tjetër mendoj që dashuria nuk mjafton. Ndodh që djemtë kompleksohen nga suksesi i gocave. Mund të ndodhë që të zhgënjehesh ndonjëherë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE