Mes Bora Zemanit dhe Ori Nebijajt, Arjan Konomi zgjedh…

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes Bora Zemanit dhe Ori Nebiajt , Arjan Konomi zgjedh…

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë opinionisti i njohur i “Për’Puthen”, Arjan Konomi. Ai ka treguar gjithçka rreth emisionit “Për’Puthen” dhe gjithashtu ka shpjeguar edhe historinë sesi u aksidentua.  A të ka ardhur keq që nuk ishe opinionist i “BBV” këtë vit?

Kur mora vesh që do fillonte “BBV” e kemi përjetuar të gjithë si diçka shumë shpirtërore. Kemi jetuar me ato emocionet dhe kemi përjetuar gjithçka së bashku. Jo, nuk më ka ardhur keq. 

Çfarë ndodhi me krahun tënd?

Isha në kërkim të eksperiencave të reja. Unë kur udhëtoj gjithmonë dua të njoh kulturën e të gjithë popujve dhe gjithçka rreth tyre. Isha me kalë në Jordani dhe një ditë më ndodhi që të shpërqëndrohesha dhe të humbisja ekulibrin. Krahu më pas u bë legjendë por ka qenë një plagë shumë e rëndë dhe unë them shyqyr që kam shpëtuar.

Si ka qenë për Arjan Konomin e gjithë eksperienca në ‘Big Brother’?

Ka qenë një super eksperiencë, atëherë ka qenë më ndryshe sepse edhe nuk ka pasur rrjete sociale.

Nëse do të zgjidhje mes Borës dhe Orit?

Borën sepse punuam dy sezone bashkë dhe skemi pasur mosmarrëveshje kurrë dhe shpresoj që edhe me Orin të mos kemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE