Shpërthim në një minierë në Turqi, 28 viktima!

vovalbania October 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthim në një minierë në Turqi, 28 viktima!

Në Turqi, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri në veri të vendit. Deri tani, raportohet për të paktën 28 viktima e të tjerë punonjës të bllokuar qindra metra nën tokë.

Ngjarja është ndër më të rëndat që mund të ketë ndodhur në një vend pune në Turqi, vitet e fundit. Autoritetet turke konfirmuan se rreth 50 minatorë u bllokuan në dy zona të ndara në thellësitë 300 e 500 metra nëntokë.

Miniera ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetit e njihet me emrin Ttk Amasra Muessese Mudurlugu, si dhe ndodhet në qytetin Amasra, në provincën bregdetare Bartin, në Detin e Zi. Paraprakisht, ministri i Energjisë, Fatih Donmez pohoi se dyshohet për një shpërthim gazi.

Në minierë gjendeshin 110 persona, sipas ministrit turk të Punëve të Bremndshme, Suleyman Soylu. Pjesa më e madhe e punonjësve arritën të dilnin e të shpëtonin pa lëndime, por të tjerë u bllokuan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48481 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE