EL CLASICO Real Madrid–Barcelona, 700 milion spektatorë me sytë nga “Bernabeu”

vovalbania October 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
EL CLASICO Real Madrid–Barcelona, 700 milion spektatorë me sytë nga “Bernabeu”

Gati 200 mijë vende dhe pothuajse 700 milion spektatorë do të jenë sonte para televizorit për të ndjekur një nga ndeshjet më të mëdha të fubollit, “El Clasicon”, Real Madrid – Barcelona.

Të dyja skuadrat vijnë nga një formë e mirë në kampionat, ku kanë vetëm një barazim secila dhe janë në kuotë të barabartë pikësh.

Gjithsesi përtej faktit të pikëve, Barcelona duket në një farë presioni për rezultat, ndërsa Real Madridi është më i qetë në këtë aspekt.

Real Madridi do të ketë një mungesë të madhe dhe ai është gardiani i portës Courtois i cili vazhdon të mos jetë gati, ndërsa për Xavin rikthehet Kounde.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid/ Lunin; Mendy, Alaba, Miliato, Carvajal; Tchoumeni, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema, Valverde.

Barcelona/ Ter Stegen; Balde, Kounde, Garcia, Alonso; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Gavi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE