Korporata Energjetike e Kosovës mbylli njësinë A4 të termocentralit Kosova A

vovalbania October 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Korporata Energjetike e Kosovës mbylli njësinë A4 të termocentralit Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se të shtunën në mesnatë, njësia A4 e termocentralit Kosova A do të shkyçet me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj. Sipas njoftimit të së shtunës, rikthimi i operimit do të bëhet brenda 4-5 ditëve të ardhshme.

KEK-u nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka thënë se “për zhvillimet e reja do të njoftoheni me kohë”.

Si ndalohet vjedhja e rrymës?

S’ka rrymë, ka rrymë…
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE