Çfarë po ndodh? Dikush po shqetëson shumë Einxhelin!

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh? Dikush po shqetëson shumë Einxhelin!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

E teksa prezantuesja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale për sa i përket jetës në çift dhe shtatzanisë, disa nga Instastory-t më të fundit, bukuroshja ia ka dedikuar një personi që duket se po e shqetëson shumë së fundmi dhe është një fqinj i saji.

Po po, mirë e dëgjuat! Duket se një fqinj i saj është konsumues i lëndëve narkotike dhe tymi nga konsumi i tyre ka shqetësuar dhe Einxhel dhe ajo nuk ka ngurruar të bëjë një paralajmërim për të.

Çdo ditë, kryesisht në mbrëmje një komshi diku këtej rrotull pinë bar… Tymi hyn në shtëpinë time dhe më përzien stomakun për të vjellë! Prandaj, nëse rastësisht ndodh që më ke ‘follow’ do doja të të thoja: “Kushdo e kudo qofsh ose lë barin ose shko pije nja dy pallate më tutje ndryshe si kemi mirë punët bashkë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48403 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE