Dronët iranianë në Ukrainë, BE kërkon të dhëna konkrete!

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dronët iranianë në Ukrainë, BE kërkon të dhëna konkrete!

“Bashkimi Europian është në kërkim të të dhënave konkrete për përfshirjen iraniane në luftën e Rusisë në Ukrainë”. Këtë e bëri të ditur sot kryediplomati Josep Borell. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, janë parë dronë duke fluturuar mbi Kiev, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ukraina konfirmon se kryeqyteti Kiev dhe rajonet e tjera janë duke u përballur me sulme të reja. Rusia është duke përdorur pajisjet e prodhuara nga Irani, të njohur si dronë kamikazë, për të goditur shënjestrat civile e infrastrukturën brenda Ukrainës.

Para gazetarëve, në prag të takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, Borrell u shpreh:

Ne jemi në kërkim të të dhënave konkrete për pjesëmarrjen e Iranit në luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, e mohon që Teherani u ka dhënë armë palëve në konflikt.

Lajmet e publikuara se Irani po i ofron Rusisë dronë, janë me karakter politik dhe po jepen nga burimet perëndimore. Ne nuk i kemi ofruar armë asnjërës palë që është në konflikt.

Të paktën tre shpërthime u dëgjuan sot në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pas aktivizimit të sirenave. Kryetari i bashkisë, Vitalii Klitschko, bëri të ditur se u dëmtuan godinat e banimit në zonën Shevçenkivsky. Klitschko iu bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në vendstrehime të sigurta.

Andriy Yermak, shef i Zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se “sulmet në Kiev, në 07:00 të mëngjesit me atë lokale, u kryen me të ashtuquajturit dronë kamikazë”. Këto sulme raportohen një javë pasi kryeqyteti ukrainas u godit me një mori raketash ruse, duke i shkaktuar vdekjen të paktën 19 personave.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se sulmet e javës së kaluar ishin “hakmarrje” për bombardimin e Urës së Krimesë, e vetmja që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë. Putin akuzoi Kievin për këtë sulm, por autoritetet ukrainase nuk e morën përgjegjësinë. Moska e aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE