Eksperti i OKB-së jep alarmin: Jetë të humbura nëse nuk ka masa për të përballuar inflacionin!

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eksperti i OKB-së jep alarmin: Jetë të humbura nëse nuk ka masa për të përballuar inflacionin!

“Shtetet duhet të sigurohen që përfitimet sociale dhe pagat të rriten në linjë me inflacionin, në të kundërtën njerëzit mund të përballen me uri apo të kenë shtëpi të ftohta”. Kështu deklaroi Olivier De Schutter, ekspert i Kombeve të Bashkuara për varfërinë ekstreme e të drejtat e njeriut.

Nuk është hiperbolë nëse them që nëse qeveritë nuk rrisin përfitimet dhe pagat në përputhje me inflacionin, do të ketë jetë të humbura.

Rritja e kërkesës për produkte e të tjera shërbime, pas heqjes së masave kufizuese për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, si dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në shumë vende të botës.

Ashtu si me pandeminë e koronavirusit, më të cënuarit janë duke paguar çmimin e zhvillimeve botërore. Krizat e kombinuara pritet të përballin 75 deri në 95 milion njerëz më shumë me varfëri ekstreme vetëm këtë vit.

Qoftë në Europë, ku inflacioni ka prekur një rekord prej 10 për qind apo në Afrikën nënsahariane, ku çmimet e ushqimit janë rritur me gati 24 për qind, buxhetet familjare në gjithë botën janë duke u tkurrur përtej pikës kritike. Kjo nënkupton se edhe më shumë njerëz në varfëri do të jenë të uritur apo do të kenë ftohtë këtë dimër, në rast se nuk merren masa të menjëhershme për të rritur të ardhurat e tyre.

Ekspertët e OKB-së janë të pavarur. Ata nuk flasin në emër të OKB-së, por autorizohen për të raportuar gjetjet e tyre në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Qeverive në hemisferën veriore, De Schutter iu bën thirrje që të veprojnë shpejt për të izoluar shtëpitë, para stinës së dimrit.

Dështimi në këtë fushë është thjesht mungesë e vullnetit politik.

Eksperti belg iu kërkon shteteve që në politikat që synojnë të luftojnë rritjen e çmimeve të jetesës, të përfshijnë njerëzit që jetojnë në varfëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE