Eksportet shqiptare u rritën 28 për qind, shesim tekstile, minerale, naftë, tulla dhe çimento

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eksportet shqiptare u rritën 28 për qind, shesim tekstile, minerale, naftë, tulla dhe çimento

Eksportet shqiptare u rritën me gati 28% më shumë gjatë 9-mujorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave përgjatë periudhës janar-shtator u eksportuan 366 miliardë lekë mallra ‘Made in Albania’, 100 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Vetëm në shtator, vlera e mallrave të eksportuara jashtë arriti në 39 miliardë lekë, gati 333 milionë euro.

Eksportet janë zgjeruar thuajse për të gjitha grupet. Ndikimin më të fortë në ecurinë pozitive e kanë dhënë tekstilet dhe këpucët grupi më i madh eksportues me 99.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me 9-mujorin e vitit që lamë pas.

Ndërsa rritjen më të madhe këtë periudhë e kanë shënuar eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë si dhe materialet e ndërtimit e metalet.

Italia veçanërisht që është edhe partneri kryesor tregtar, Kosova dhe Gjermania janë edhe vendet drejt të cilave eksportet shqiptare kanë parë rritjen më të madhe, ndërsa janë ulur ndjeshëm ato drejt Spanjës me mbi 15%.

Trend të fortë rritje kanë shfaqur edhe importet nxitur së tepërmi edhe nga shtrenjtimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Vlera e mallrave të importuara arriti në 695 miliardë lekë, gati 139 miliardë lekë më shumë se një vit më parë kryesisht nga rritja e importeve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike.

Zgjerimi i konsiderueshëm i importeve ka bërë që bilanci tregtar të thellohet më tej në 329 miliardë lekë në fund të shtatorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE