“Lokalet 2023,” Berisha mbledh në seli drejtuesit politikë të qarqeve, nesër mblidhet Kryesia

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare: Besart Xhaferri në krye të Forumit Rinor të PD-së!

Pritet që 48 orët në vijim të jenë të rëndësishme në selinë e Partisë Demokratike. Kjo pasi në orën 13.30 u zhvillua një takim mes kreut Sali Berisha dhe drejtuesve politikë të qarqeve për të përcaktuar mënyrën sesi do të vijojë agjenda opozitare.

Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

Edhe të martën, në po të njëjtën orë pritet që të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike në të cilën pritet të miratohet nisja e procesit të primareve.

Nëse nesër miratohet nisja e procesit të primareve, pas shtatë ditësh do të kemi kandidatët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Kryetari i PD Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik i Partisë Demokratike do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

Ndërkohë kujtojmë se janë dy procese që do të ecin paralel, pasi po bëhen negociata që edhe pjesa tjetër e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj t’i bashkohet grupimit të Sali Berishës për të dalë në këto zgjedhje vendore me kandidatë të përbashkët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45294 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE