Sindikata e Pedagogëve: Bojkoti deri në plotësimin e kërkesave!

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sindikata e Pedagogëve: Bojkoti deri në plotësimin e kërkesave!

Pedagogët e universiteteve zhvilluan sot një protestë, ku kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre, përfshirë rritjen e pagave dhe nuk bien dakord me 7% e rritjes nga qeveri. Protesta u mbajt në oborret e universiteteve, në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.

Në çdo universitet të Shqipërisë bëhet fjalë për bojkot. Prania është e lartë. Jemi të vendosur për të vazhduar bojkotin dhe kërkojmë të merren hapa për realizmin e kërkesave.

Përmes një deklarate për mediat, edhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë bën të ditur vijimin e protestës në mbarë universitet publike të vendit, nga sot e hënë, 17 tetor, nëpërmjet qëndrimit në ambientet e jashtme të çdo fakulteti (oborret e tyre), nga ora 10.00-12.00.

Ky qëndrim lidhet me qëllimin tonë për të sensibilizuar institucionet/organet/autoritetet vendimmarrëse të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, përmes një shkrese drejtuar autoriteteve drejtuese të njësive kryesore të IAL-ve Publik, kjo sindikatë kërkon mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik, që në këtë kërkesë quhet si Asamble e Përgjithshme, duke ftuar në këtë organizëm e punonjësit ndihmës akademikë/administrativë dhe përfaqësuesit e Qeverive Studentore, edhe pse këta të fundit nuk janë anëtarë të Asamblesë së Personelit Akademik.

Në peticionin e firmosur nga stafi akademik i Fakultetit të Shkencave kërkohet rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. Në peticion propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023, rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3% e GDP, më 2023.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se “sot është dita e pedagogëve dhe studentëve ndaj le të nisë nga sot një rrugë pa kthim për të drejtat dhe dinjitetin e tyre”.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE