Tragjike, këngëtari i njohur Michale Benjamin ndërron jetë në skenë teksa ishte duke performuar!

vovalbania October 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike, këngëtari i njohur Michale Benjamin ndërron jetë në skenë teksa ishte duke performuar!

Këngëtari Michael Benjamin, i njohur me emrin e artit Mikaben, fatkeqësisht ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme gjatë performancës së tij në një koncert në ‘Accor Arena’, në Paris. Sipas raportimeve, mësohet se 41-vjeçari ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha. Dyshohet se shkak është bërë një sulm në zemër.

Mikaben ishte i ftuar nga grupi ‘Carimi’, i krijuar në vitet 2000, me rastin e një koncerti në Francë. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, ai u rrëzua papritur teksa po largohej me shpejtësi nga skena. Pas ngjarjes, koncerti u ndërpre.

I lindur në Port-au-Prince, në vitin 1981, djali i këngëtarit Lionel Benjamin, Mikaben, ishte këngëtar, kompozitor dhe producent. Ai kishte realizuar disa pjesë të suksesshme me grupin ‘Carimi’, si ‘Baby I Missed You’ etj. Të famshmit dhe fansat kanë shprehur tronditjen e tyre përmes videove të momenteve të fundit të Benjamin në skenë, teksa kanë dërguar ngushëllime dhe kanë treguar sesi muzika e Mikaben ndikoi në jetën e tyre dhe përfaqësoi kulturën Haitiane në skenën globale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE